Qytetarët deri nesër duhet të marrin përllogaritje përmbledhëse për të ardhurat nga viti 2014

Secili që ka kryer pagesë të të ardhurave në të cilat akontacioni i tatimit paguhet sipas fitimit, qytetarit duhet t’i japë përllogaritje përmbledhëse për të ardhurat e paguara, tatimin e paguar personal dhe kontribute për vitin 2014 më së voni deri më 15 janar të vitit 2015.

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) përkujton se dhënia e përllogaritjes përmbledhëse është obligim ligjor i paguesit të së ardhurave në bazë të së cilës qytetari, si tatimpagues i tatimit të fitimit, do të mundet saktë dhe në kohë t’i paraqesë të arhdurat në Fletëparaqitjen tatimore vjetore.

Deri më 31 janar, madje, duhet të dorëzohen edhe raportet vjetore për tatim personal të fitimit nga personat të cilët vitin e kaluar u kanë paguar të arhdura personave fizik/qytetarëve sipas bazës së të ardhurave personale, të drejta autoriale dhe të drejta nga pronësia industriale, kapital, pronë dhe të drejta pronësore (qiratë), fitime nga lojëra të përgjithshme të fatit dhe të ardhura të tjera për të cilat akontacioni i fitimit paguhet sipas fitimit.

Obligim për raportet vjetore kanë edhe ata që u kanë kryer pagesa qytetarëve në bazë të blerjes së prodhimeve bujqësore (formulari PDD­GI/OZP), ata që kanë kryer blerje të mbeturinave të dobishme të forta nga persona fizik të cilët nuk janë tregtarë individë (formulari PDD­GI/OCO), si dhe organizatorët e tregut të gjelbërt në të cilin bëhet tregti me pakicë dhe shumicë.

Në PDD­GI/OZP paraqiten të dhënat për personat fizik prej të cilëve janë blerë prodhime bujqësore, shifra e veprimtarisë nga KKV­ja sipas veprimtarisë të cilën e ushtron personi fizik dhe shuna e të ardhurave të paguara, ndërsa në PDD­GI/OCO paraqiten burot­të ardhurat e tatimpaguesve, tatimi i paguar personal i fitimit, si dhe neto të arhdurat e përgjithshme të paguara në vitin e kaluar.

Organizatorët e tregut të gjelbërt duhet të paraqesin se kush i ka shfrytëzuar vendet shitëse të tregut të gjelbërt vitin e kaluar.

Raport vjetor nuk kanë obligim të dorëzojnë paguesit të cilët kryejnë pagesë të së ardhurave nga fitime nga lojëra të posaçme të falitit (në kazino, bastore dhe automat klub).

Raportet vjetore në mënyrë të detyrueshme dorëzohen përmes rrugës elektronike përmes http://etax.ujp.gov.mk përmes formës adekuate për futjen e të dhënave në е­Даноци (eTatime) ose me importimin e të dhënave të përgatitura paraprakisht me format adekuat .xml, i definuar dhe vendosur në е­Даноци.

Lajme të ngjashme

Back to top button