Shkrirja e akujve, arinjtë polarë lëvizin drejt ishujve kanadezë

Shkrirja e akujve në Arktik ka bërë që arinjtë polarë dalëngadalë të lëvizin drejt ishujve që ndodhen në veri të Kanadasë. Sipas një studimi ri të publikuar në revistën “Plos One”, shkak është bërë edhe ngrohja globale. Studimi është bazuar në ADN-në e marrë nga afro 2 800 arinjë polarë në vendet ku ata jetojnë, si: Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kanada, Grenlandë dhe Norvegji.

Grupe të arinjëve nga zona lindore e Arktikut në Kanada, nga zona detare e Grenlandës lindore si dhe nga Siberia, sipas studimit, janë duke lëvizur drejt arqipelagut kanadez i njohur edhe si arqipelagu Arktik.

Sipas hulumtuesve, zona e akullit në Arktik, që nga viti 1979 deri më 2010, është zvogëluar për mbi 9 për qind çdo dekadë. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button