Rënia e rublës, Medvedev: Banka Qendrore do ta stabilizojë

Banka Qendrore ruse i ka të gjitha kapacitetet që i duhen për të stabilizuar monedhën vendase, e cila ka rënë në normën më të ulët të interesit ndaj dollarit që nga mesi i dhjetorit. Këtë e ka shprehur kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev gjatë forumtit Gaidar Yegor që po mbahet në Moskë, duke shtuar se Banka Qendrore nuk do t’i “gëlltitë” rezervat valutore të vendit.

Rubla ka rënë përsëri dje, pasi çmimet e naftës kanë goditur rekorde të reja të ulëta në tregjet botërore.

Monedha ruse ka qenë dje 65 kundrejt dollarit amerikan dhe 77 kundrejt euros.

Me shpenzimet e bëra, banka ruse i ka çuar rezervat e saj në më pak se 400 miliardë dollarë.

Në rënien e monedhës ruse kanë ndikuar rënia globale e çmimit të naftës, si dhe sanksionet perëndimore kundër individëve dhe subjekteve në Rusi. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button