Rinor Ramizi, kampioni i ri në Thai Box!

I lindur në vitin 1990 në Gjilan të Kosovës, ku si 5 vjecar me familjen e tij ka emigruar në Zvicër për një jetë më të mirë. Pasi ka kryer shkollën e mesme atje, ai i është futur edhe sportit të tij të preferuar që është Thai box. Për momentin jeton në Zvicër por për shkak të këtij sporti i duhet shpesh që të udhëtojë nëpër vende të ndryshme të Europës.

”Dëshira e madhe e imja ka qenë që të merem me këtë sport, që i vogël kam ndjekur shumë nëpër televizione madje së bashku me prindërit ndiqja ndeshje të tilla edhe në publik, e nga aty më lindi dëshira e madhe që edhe unë një ditë të merem me këtë sport”, thekson në bisedën e tij kampioni i ri i Thaibox-it, Rinor Ramizi.

”Stërvitjet zakonisht i bëj në Zurich por edhe në disa qytete gjermane, varësisht nga ajo se ku më kërkojnë, është një pasioni i imi shumë i madh që të merem me këtë sport luftarak. Është një hap shumë i madh për mua që të sfidoj veten me të tjerët por uroj që t’ia dal mbanë. Përvec këtij sporti unë jam shumë i kërkuar edhe në disa klube të mëdha gjermane, e gjithandej nga prezantohem unë jam me ngjyrat kuq e zi sepse ndihem krenar që jam shqiptarë”, shton më tej Rinori i cili krenarinë e tij si shqiptarë e vërteton me faktin se në gjoks mban si tatto shqiponjën dy krerëshe si simbol i gjithë shqiptarëve. K

y është vetëm fillimi për Rinorin, e në të ardhmen pritet që të jetë një nga kampionët më të mëdhej në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Back to top button