Atentat ndaj Hashim Thaçit?

Burime te Indeksonline konfirmojnë se shërbimet inteligjente të Malit te Zi si dhe Forcat e sigurisë janë vënë në gjendje te gatishmërisë së lartë me rastin e vizitës së zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të informatave që Thaçi mund të jete objekt i një atentati nga qarqet nacionaliste serbe.

Kjo po ashtu ka ndikuar edhe në ndryshimin të agjendës dhe shtim të personelit të sigurisë gjatë vizitës.
Kujtojmë që shoqatat serbe si dhe ato pro ruse kundër NATO-s, ndihmuar nga Kisha Ortodokse serbe tashmë kanë paralajmëruar protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi.

Por, e tërë situata është bërë shumë më serioze me informacionin që e kanë siguruar shërbimet e sigurisë së Malit të Zi se delegacioni kosovar mund të jetë objekt i një sulmi.

Edhe një ligjëratë mbi NATO-n e zëvendëskryeministrit të Kosovës që pritej të mbahej në Podgoricë është anuluar për shkak të rrezikut të lartë, mëson Indeksonline.

Përndryshe vizita e Hashim Thacit në Malin e Zi ka marrë karakter presidencial pasi ai do të vendoset në një nga rezidencat që dikur shfrytëzoheshin nga ish lideri jugosllav, Josip Broz Tito dhe ku tani rregullisht vendosen krerët e shteteve që e vizitojnë Malin e Zi.

Në agjendë ka takime me presidenti Vujanoviqm kryeministrin Gjukanoviq, zëvendëskryeministrin Lukshiq dhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Krivokapiq./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button