Maqedonia me demokraci virtuale, qeveria nuk përfill palët e prekur nga ligjet

Përpjektjet e qeverisë për të rregulluar disa sfera si në arsim, mediume dhe punë, shoqërohen me protesta, ndërsa palët e prekura thonë se nuk jnë kundër reformave , por kërkojnë që të dëgjohet edhe zëri i tyre në mënyrë që të ketë zgjidhje më të mirë.

A bëhet përpjekje që të bëhet debat, apo në thelb të sillen ligjet sipas dëshirës së qeverisë?

Gazetari Sinisha Mihajlloviq, thotë se gjithë kjo është regji e jashtëzakonshme e ekspertëve të piarit. Sipas tij demokracia në Maqedoni është shndërruar në një demokraci virtuale dhe se qeveria jeton në një botë paralele me ekspertët e saj të piarit.

Kundër ligjit u shprehën punëtorët artistik duke apeluar deri te qeveria që të mendohej mirë për pasojat që mund të sjelle ligji për honorarët duke ulur edhe ato pak të ardhura që marrin.
Regjisori Serxhan Janaqieviq, thotë se 20 vite nuk po mësohet si bëhet dialog dhe as se si që të mësojmë.

“Nëse dikush nuk dëgjon atëher aptjetër të shikojë. Organizmi që nuk ka ndjenja është i vdekur. Nuk mendojë se dalja nëpër rrugë është zgjidhje, patjetër që në të gjitha mënyrat të tregohen më fuqishëm kërkesat”, thotë Janaqieviq.

Sipas profesoreshës Mirjana Malevska faji nuk është vetëm te qeveria. “Ajo sillet dhunshëm, por elita e profesorëve ka mundur të dalë me koncept për reformat dhe jo të reagojë nën presionin e jashtëm”. thotë Malevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button