FRI organizoi mbrëmjen studentore “Kam fituar me të rinjtë”

Mbrëmë, në kuadër  të fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”, Sektori i Femrës – Dega në Shkup, organizoi mbrëmjen studentore “Kam fituar me të rinjtë (hadith)”.

Programi u hap me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së,  znj. Esma Sherifi Kurti, e cila njoftoi të pranishmet për aktivitetet që organizon Sektori i Femrës në kuadër të kësaj fushate.

Mbremja Studentore në Shkup (2)

Prezentimet e kësaj mbrëmje ishin “Si u arrit suksesi me të rinjtë gjatë historisë” (Isra Lika) dhe “Si të bëhemi rinia që sjell fitoren” (Rabie Jahja).

Pjesa artistike e mbrëmjes u mbush me disa ilahi interpretuar nga korri “Rejjan”.

Poashtu, pjesë e programit të kësaj mbrëmjeje ishin edhe shpallja e fitueseve nga konkursi për poezi dhe për mësimin përmendësh të 40 haditheve të Imam Neveviut. Që të dy konkurset ishin hapur kur filloi  fushata “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”.

Shperndarja e haditheve ne Kumanove

Në konkursin për poezi u shpërblyen tri vendet e para, kurse në konkursin e dytë katër vendet e para.

Pjesë përmbyllëse e programit të kësaj mbrëmje ishte shpërblimi i pjesëmarrëses e cila para të pranishmeve tha dhjetë hadithe të Profetit Muhamed (alejhi selam). Ishte ky një kuiz shpërblyes që u shpall aty për aty.

Aktiviteti në fjalë për të dytën herë me rradhë organizohet nga Sektori i Femrës – Dega në Shkup gjatë fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”.

Libri

Ndryshe Sektori i Femrës në Tetovë dhe Kumanovë ka bërë shpërndarjen e haditheve në gjuhën shqipe dhe maqedone si dhe u bë shpërndarja e librit të botuar nga Forumi Rinor Islam “Ëmbëlsia e dërgimit të salavateve për Profetin s.a.v.s”, nga autori Abdulhalik Sherif.

Lajme të ngjashme

Back to top button