Vuçiq spikat nacionalizmin: Kosova është djep i Serbisë

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq pasi ka përuruar Klinikën Gjinekologjike në Pasjan ka mbajtur një fjalim para qytetarëve të mbledhur në këtë vend.
Vuçiq edhe kësaj here nuk është përmbajtur nga deklaratat nacionaliste duke thënë se Kosova është djep i Serbisë.

“Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë. Ne si Qeveri e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai luti serbët e kësaj ane që për asnjë çmim mos t’i shesin pasuritë e tyre, sepse sipas tij, shitja do të thotë edhe shpërngulje e serbëve.

Vuqiq ka bërë apel që të lindin sa më shumë fëmijë.

Vuçiq në fund ka thënë “Rroftë Serbia”, ku dhe është shoqëruar me duartrokitje të gjata./

Lajme të ngjashme

Back to top button