Një video tjetër me abuzimi seksual me një vajzë pa ndjenja

Në internet ka nisur të qarkullojë një video e dytë e abuzimit seksual, që duket se ka nisur në një taksi dhe përfundoi në një pavijon të Qendrës Spitalore Universitare.

Në videon e dytë, vajza, e cila kishte humbur ndjenjat, ngacmohet seksualisht në taksi, ndërkohë që po e dërgonin në spital.

Të paktën dy persona kanë kryer veprime të turpshme me vajzën.

“Të dyshuarit kryesorë për këtë episod të ndodhur në taksi janë shtetasit ende në kërkim, Andi Bushaj dhe Dejvi Lamaj,” thanë burime të prokurorisë.

Por njëri nga dy personat e shpallur në kërkim, Andi Bushaj, mendohet se është larguar nga Shqipëria.

Panorama raporton se ai është larguar në ditët e para të vitit.

Deri më tani në burg për këtë ngjarje është Evarist Pasha, një sekser funeralesh.

Dy të rinj të tjerë, Albi Boçaj dhe Patrik Kaço janë arrestuar dhe më pas u liruan pasi nuk rezultoi se kishin ngacmuar seksualisht vajzën.

Lajme të ngjashme

Back to top button