fbpx

Recension: Si u mor vendimi për të mos marrrë pjesë në debat?

Që moti praktika jonë gazetareske ka harruar se ka mundësi të ketë mendim ndryshe, i cili dallon nga ai i pushtetit apo i shumicës. Dhe harron se edhe ai mendim duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë nga mediat. Ashtu thotë, në mes tjerash, edhe preambula e Kodit të gazetarëve:

Duke ndjekur detyrën e tij në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë për forcimin e shtetit juridik dhe në kontrollin e pushtetit dhe të subjekteve të tjera nga jeta publike.

Mirëpo, kjo është vetëm njëra nga anomalitë e shumta të kësaj përmbajtjeje mediatike.

Како се носеше одлуката да не се учествува на дебата NetPressLinku deri te artikulli origjinal: Si u mor vendimi për të mos marrrë pjesë në debat?

Data dhe koha e publikimit: 06.01.2015, 11:24

Data e recensionit: 09.01.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Si të besojmë në vërtetësinë e kësaj përmbajtjeje mediatike? Nuk ka asnjë element se ajo është e vërtetë.

Në paragrafin e tretë dhe të katërt të nenit 1 të Kodit të gazetarëve, në mënyrë të qartë rekomandohet:

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Madje edhe më benigne do të ishte sikur media ta quante këtë informatë “spekulim” dhe në qoftë se ashtu e trajtonte deri në fund. Spekulimet janë gjëra të cilave duhet shmangur, mirëpo, gjithsesi, ato duhet të emërohen si të tilla.

Në këtë rast gazeta u referohet “burimeve jozyrtare” dhe vazhdon në atë mënyrë. Bile edhe thotë:

“Vërtetim ose mohim të dramës e cila ka pasura dje pas pranimit që të shkohet në debat nuk mund të sigurojmë, por ajo që është e sigurtë është se deklarata e profesorëve erdhi pas pritjes së gjatë dhe paqartësisë në një atmosferë të rëndë që tregon se diçka ka ndodhur para asaj deklarate.”

Nuk shkruan se kanë kërkuar dikush ta konfirmojë ose ta mohojë këtë ngjarje, mirëpo janë të sigurtë se….

Pa kuptim, apo jo! Si mund të jenë të sigurtë.

Kur bëhet fjalë për vërtetësinë, burimet e informatave janë ato që mund të jen argumente për realitetin e informatës. Në vend të burimeve, në këtë informatë kemi:

“… kupton Netpress-i nga burimet jozyrtare.”

Cilat janë burimet jozyrtare? Nuk ka ansjë sqarim plotësues apo precizim. Kur bëhet fjalë për burime anonime ose jozyrtare, njëra nga rregullat e gazetarisë është që të përcaktohet sa më afër që mundet identiteti i burimit. Jo të zbulohet. Ai mund të jetë anonim ose jozyrtar, mirëpo duhet të ketë argument se ai është i vërtetë.

Ky tekst, për fat të keq, nuk le përshtypje të realitetit. Poashtu, nuk është edhe aq interesant, por i anshëm edhe atë me anshmëri politike.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close