Një pritje e “ngrohtë” e shqiptarëve për Vuçiqin, “Mirësevjen Nipçe” (FOTO-VIDEO)

Kryeministrin e Serbisë i cili do ta vizitojë sot Kosovën, Aleksander Vuçiq, “ngrohtësisht” po e presin edhe shqiptarët.

“Welcome to the Republic of Kosovo”, “You must apologize”, “Mirësevjen Nipçe” janë vetëm disa nga mbishkrimet, me të cilat disa të rinj shqiptarë janë organizuar për ta pritur Vuciqin.

Kjo pritje i është organizuar në fshatin Pasjan, i cili gjendet në kilometrin e pestë, të rrugës Gjilan Preshevë, aty ku Vucic do ta përurojë maternitetin.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i largon protestuesit. “Ne e kemi urdhrin për t’ju larguar 500 metra nga këtu. Tash, ju e zgjidhni mënyrën se si doni të largoheni”, u ka thënë njëri nga policët e pranishëm.

Protestuesit by GazetaExpressTV

 

Lajme të ngjashme

Back to top button