Një gazetë turke publikon karikaturat e “Charlie Hebdo”

Gazeta Cumhuriyet në Turqi sot ka publikuar disa karikatura të “Charlie Hebdo”, ndërkohë policia ka rritur masat e sigurisë në godinën e kësaj gazete në Shishli, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga gazetat me tirazhin më të madh në Turqi Cumhuriyet sot ka publikuar disa karikatura të revistës “Charlie Hebdo” e cila u bë objekt i një sulmi terrorist javën e kaluar në Paris të Francës. Si rrjedhojë policia e Stambollit ka rritur masat e sigurisë në godinën që ndodhet në zonën Shishli të kësaj gazete.

Ndërkohë që policia ka dislokuar autoblindat rreth godinës së gazetës, rrugët dhe rrugicat që të çojnë tek godina e gazetës në Shishli janë mbyllur për trafikun. Policia ka bërë të ditur se masa të tilla të sigurisë janë marrë për shkak të publikimit të karikaturave.

Lajme të ngjashme

Back to top button