Rafiz Haliti kundërshton Ali Ahmetin

Tensionet dhe pakënaqësitë në BDI të shkaktuara nga zgjedhjet brendaprtiake u shfaqën edhe në grupin e deputetëve edhe atë në adresë të zëvendës kryetarit të Kuvendit Rafis Haliti. Deputetët e BDI-së të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, për Dnevnik kanë deklaruar se Haliti po punon në krye në vete për shkak se dëshiron të promovohet, vepron jashtë vendimeve partiake por edhe jashtë bashkëpunimit me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.

Aliti mbrëmë ka refuzuar të përgjigjet mbi akuzat nga ana e bashkëpartiakëve të cilët nuk e zbulojnë identitetin. Deputetët e BDI-së e kanë kritikuar Halitin se propozon amendamente dhe jep deklarata për mediat pa u konsultuar dhe koordinuar me grupin e deputetëve dhe se me këtë ka ngjallur keqkuptime në parti dhe tensione të panevojshme me partnerin e koalicionit. Sipas tyre, Haliti në dëm të partisë po mundohet të fitojë poena politik për vete.

Lajme të ngjashme

Back to top button