Poposki: Han do të angazhohet për largimin e bllokadës greke

Komisioni evropian nuk ka kurrfarë interesi që të vazhdojë me dhënien e rekomandimeve për fillimin e negociatave për Maqedoninë në pritje që Greqia në një moment ta tërheq veton në Këshillin e BE­së. Euro komisari i ri për negociata për zgjerim Johanes Han me siguri do të tentojë ta nxisë interesin tek Greqia për largimin e bllokadës formale.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në intervistën për MIA­n, i pyetur për pritjet nga angazhimi i euro komisarit për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han, i cili pritet që gjatë muajit ta vizitojë Maqedoninë.

Ai sqaron se atë që e ka deklaruar komisari Han, përputhet me atë që ne e kemi konstatuar disa vite më parë se bllokada e Greqisë për mos fillimin formal të negociatave dhe njëheri moszgjidhja, respektivisht mospasje të kurrfarë fokusi për tejkalimin e kontestit për emrin, nuk jep asnjë rezultat. “Ky Komisionin këtë e ka si pozitë fillestare, të trashëguar, dhe me siguri krahas asaj që do të tentojë ta përdorë Dialogun qasës në nivel të lartë si format për de fakto negociata, me siguri do të tentojë dhe do ta nxit interesin tek Greqia për largimin e bllokadës formale, e cila ka është imponuar. Nuk ka asnjë interes që Komisioni Evropian të vazhdojë me dhënien e rekomandimeve dhe pritjen e asaj që Greqia në një moment ta largojë veton që e ka vendosur në Këshill. Mendojë se klima që u krijua dhe mbështetja nga disa vende anëtare në BE shkon në drejtim të asaj që t’I mundësohet komisarit Han të udhëheq dialog efektiv me Maqedoninë, i cili do të na afrojë deri te anëtarësimi, dhe njëherit të krijoj klimë ku edhe Greqia do të ketë më pak të shkaqe të kërkojë vetëm arsyetime pse të mos bllokojë. Formulën duhet ta ndryshojnë në njërën ose tjetrën mënyrë, për ne kyçe do të jenë negociatat për qasje në BE dhe kjo do të bëhet në vitin 2015”, thotë Poposki.

Sipas tij, për ne nuk është me rëndësi ajo që duke u nisur nga parimi i solidaritetit çdo herë do të ketë vende të caktuara anëtare, të cilët do të qëndrojnë në anën e asaj që Greqia nuk duhet lënë vet të jetë ajo që bllokon. Me rëndësi është, thotë Poposki, të tejkalohet situata e tanishme ku nuk ka përparim lidhur me kontestin, nuk ka as përparimin në mënjanimin e bllokadës, e cila na është imponuar në Këshill, për çka thotë, tre shkaqe janë kyçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button