BBC, CNN…distancohen, nuk e publikojnë ballinën e re të ‘Charlie Hebdo’

Disa prej mediave prestigjioze kanë vendosur të distancohen nga publikimi i ballinën e revistës franceze, ‘Cherlie Hebdo’, që zgjodhi të ri-dilte në treg me karikaturën e profetit në lot, “Gjithçka është e falur, “Je suis Charlie”.

Shumë media, përfshi dhe CNN janë përmbajtur duke u distancuar për të mos publikuar imazhin e profetit.

Edhe New York Times, BBC dhe Al Jazeera ishin mes këtyre mediave, të cilat zgjodhën të mos e publikojnë faqen e parë të revistës, që sot ka dal në shitje prej tre milionë kopjesh, transmeton Telegrafi.

CNN shprehu shqetësimin lidhur me sigurinë e stafit të vet si dhe ndjeshmërinë ndaj audiencës së saj Myslimane.

Ndërkohë faqja online “The Guardian”, “The Indipendent” tregoi imazhin, por e përfshiu atë brenda në lajm duke shkruar në fillim të saj se “Ky artikull përmban imazhin e faqes së parë të revistës që për disa mund të jetë ofenduese”.

Lajme të ngjashme

Back to top button