fbpx

Raporti zyrtar i Qeverisë: Rita Ora ndihmon ekonominë britanike

Yjet e muzikës dhe filmit në Britani të Madhe pritet që ta ndihmojnë ekonominë britanike me 80 miliardë funte gjatë vitit 2015.

Në raportin zyrtar të Qeverisë së Britanisë së Madhe, ka zënë vend edhe albumi i ri i Rita Orës, në “listën e pritshmërive të mëdha të vitit 2015”.

Lista është përpiluar nga Ministria e Kulturës, Medies dhe Sportit të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Telegrafi.

Ministria britanike thotë se industritë kreative kanë kontribuar me 146 mijë funte në minutë në ekonominë britanike në vitin 2014, duke siguruar 1.7 milionë vende pune.

Albumi i këngëtares shqiptare, që pritet të dalë gjatë këtij viti, do të ketë këngë nga producentë të njohur si Diplo e D.J. Mustard, e gjithashtu edhe bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Prince. /Telegrafi/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close