Në Shkup për 24 orë 6 aksidente

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej gjashtë aksidente trafiku.

Prej tyre, pesë janë me pasojë dëme materiale dhe një është me pasojë lëndime të rënda trupore, në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 38 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë të lëvizjes. Prej tyre 10 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vendbanim, katër shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndritshme të komunikacionit në udhëkryqe, si dhe 25 shoferë të cilët me automjetin e kanë rirreshtuar në mënyrë jo të drejtë para udhëkryqit, nuk e kanë pasur të vendosur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 46 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot me fillim në ora 11 në organizim të organizatës joformale studentore Plenumi studentor në rr.”11 Tetori” para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do mbahet protestë. Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa adekuate për siguri në komunikacion, ndërsa në varshmëri nga gjendjet momentale komunikacioni do të rikahëzohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button