Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni ligjdhënës juridik.

Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri dhe të Komisionit ligjdhënës juridik është Propozim rezoluta për politikë migruese në Republikën e Maqedonisë 2015-2020.

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të debatojë rreth propozim vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për posta dhe propozim vendimi për përcaktimin e mëditjeve për udhëtime zyrtare në vendet e huaja të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button