fbpx

12 këshillat më të mira për shëndetin në 60 sekonda

Sipas një studimi te fundit, vetëm një minut aktivitet fizik intensiv ne harkun e një stervitjeje te zakonshme prej 10 minutash, do te mjaftonte për te përmirësuar shëndetin tuaj.

Por lajmi me i mire është se nuk është vetëm kjo mënyra e vetme për te dhënë kontribut te vyer ne forcimin e shëndetit, pikërisht kur behet fjale për veprime qe mund te realizohen ne 60 sekonda ose me pak. Ndiqni me poshtë:
1.    Beni një frymëmarrje te thelle. Një e tille ( disa edhe me mire akoma) është ne gjendje te ule presionin e gjakut dhe te frenoje procesin e sekretimit te hormonit te stresit.
2.    Një puthje për atë qe dëshiron. Edhe ky veprim ndikon ne uljen e presionit te gjakut dhe ritmit kardiak.
3.    Qeshni. Nuk thonë kot qe e qeshura është ilaçi me i mire.
4.    Pak çokollate te zeze. Përbërësit natyrore te kakaos ndikojnë ne uljen e presionit te gjakut, rrisin sekretimin e kolesterolit te mire dhe frenojnë atë të keqin.
5.    Shihni anën pozitive te gjerave. Ne jete duhet edhe optimizmi. Shikimi me optimizëm i gjerave forcon sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar.
6.    Largo shikimin prej ekranit te kompjuterit. Mos harro se sa me shume kohe përpara PC, aq me shume dëm për sytë e tua.
7.    Lani duart. 30 sekonda do te mjaftonin për te lare duart. Larja e duarve ul ne masën 31% te rasteve te diarresë dhe 21% te rasteve te sëmundjeve respiratore.
8.    Vendosni rripin e sigurimit. Me shume se gjysma e vdekjeve aksidentale me makine te moshave nga 14 deri ne 20 vjeç kane ardhur pikërisht nga mungesa e rripit te sigurimit.
9.    Shtoni pak kanelle ne vaktin e pare te ditës. Kanella është ne gjendje te mbroje nga diabeti, por ul dhe nivelin e kolesterolit. Provojeni me kafenë, kosin, apo cerealet e mëngjesit.

10.    Aplikoni pozicionin e fëmijës. Konsiderohet si një prej pozicioneve me te mira për te reduktuar dhimbjet e qafës dhe mesit.
11.    Përdorni solucionet dhe kremrat kundra diellit. Do te mjaftonin me pak se 60 sekonda për ta mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet te rënda te lëkurës.


12.    Praktikoni ushtrimin për barkun. Kjo ju forcon trungun, ndihmon ne një drejtqëndrim te mire te trupit dhe redukton dhimbjet e shpinës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close