Dibra me 7 mijë mërgimtar, rritet rreziku në komunikacion

Për shkak të qëndrimit të mërgimtarëve nga Evropa është rritur dukshëm edhe frekuenca e madhe e komunikacionit në Dibër dhe rrethinë.

Nga ana e stacionit të policisë së Dibrës dhe Rostushit apelohet që të respektohen rregullat e trafikut dhe shenjat e komunikacionit.

Kjo parasëgjithash i dedikohet  rinisë dibrane të cilët në orët e vona të natës qarkullojnë me vetura me një shpejtësi të madhe dhe pa kujdes.

Deri tani numri i mërgimtarëve ka arritur deri në 7 mijë duke përfshirë komunën Dibër, Qendrën e Zhupës dhe Mavrovë-Rostushë, përkatësisht rajoni i Rekës. 

Këto ditë pritet që të arrijnë edhe qindra të tjerë. Duke bërë krahasim me vitin që lamë pas, kur në vendin tonë vinin nga 12 mijë mërgimtarëve sivjet numri është  më i vogël. 

Shkaku kryesor është gjendja ekonomike sepse një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë  në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë kanë mbetur pa punë ose punon vetëm një anëtar i familjes. 

 Sa u takon mërgimtarëve nga SHBA, sivjet numri i tyre është zvogëluar dukshëm. Ata kryesisht arritën  në muajin korrik , dhe sikur duket nuk do të ketë më ardhje nga ana e tyre. 

Momentalisht ka disa  qindra prej tyre, të cilët do të  qëndrojnë  edhe pak për kremte familjare, dasma, synet, fejesa etj. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button