Një “Facebook-Fan” kushton deri në 0,06 euro!

Rreth 43 për qind e më shumë se 30.800 “Like”-ve të një mbështetësi të Pegida-s zvicerane vijnë nga India.

Në Serbi, duket se Ignaz Bearth, ka një bazë të madhe fansash: Nga aty vijnë rreth 14,9 për qind, ndërsa fansat e tjerë vijnë kryesisht nga Argjentina. Dhe dyshimi se armiku i islamit ka blerë të paktën një pjesë të fansave të tij, vjen në mendje.

Sipas medieve zvicerane, Bearth e mohon këtë – çdo “Like” sipas tij është “reale”, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq në pyetjen se pse ka aq shumë fansa nga India, ai nuk është përgjigjur.

Blerja e fansave në internet nuk është diçka e panjohur. Mjafton një kërkim në Google duke përdorur termat “buy Facebook likes” të hapen rreth 59 milionë rezultate të kërkimit.

Mediat në Zvicër shkruajnë se në faqet përkatëse të internetit ju mund të bleni me vetëm disa klikime, fansat nga rajone të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Kështu, për shembull, nga vendet gjermanisht-folëse, 96 për qind të përdoruesve të Facebook janë nga Gjermania dhe dy për qind nga Austria apo në Zvicra. Një fans, është në dispozicion për gjashtë centë.

Një tjetër vend reklamon zbritjen e çmimit. Për rreth 10 dollarë ofrohen 250 fansa. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button