Arda Turanit ia vodhën votat e “Topit të Artë”

E pas shpalljes së fituesit, menjëhet kanë lindur polemikat e para sa u përket votimeve në garën për Topin e Artë. 

Lojtari i parë që ka dalë kundër Fifa-s është kapiteni i kombëtares turke dhe mesfushori i Atleticos së Madridit, Arda Turan.

Në një intervistë për mediat pashai i Stambollit siç njihet nga të gjithë ka deklaruar se votat e tij për trajnerin më të mirë të vitit janë ndryshuar nga delagatët e Fifas pasi në këtë garë nuk mund të votonte askënd tjetër përveç se trajnerit të tij te Atletico Diego Simeones.

“Delagatët më pyetën se kë preferoja si trajnerin më të mirë të vitit dhe përgjigjja ime ishte sigurisht ‘El Cholo’ Simeone, ndërsa për sa i përket lojtarit më të mirë votova Cristiano Ronaldon”.

“Por ndërkohë kur pashë listën e publikuar nga FIFA u befasova pa fund pasi vura re që pikët maksimale të dhëna nga unë për trajnerin më të mirë kishin shkuar për Jose Mourinhon, dhe Simonen e kisha renditur vetëm të tretin pas Joachim Low, ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt pasi unë kam votuar në vend të parë Diego Simeone dhe pas tij kam renditur me radhë Low dhe Mourinhon”, u shpreh Turan.

“Për mua Simeone është trajneri më i mirë në Botë, dhe unë personalisht nuk e krahasoj ‘El Cholon’ me asnjë teknik tjetër në botë. Do të doja që ai ta kishte fituar çmimin si trajneri më i mirë i vitit dhe më vjen shumë keq që nuk ja arriti dot. E kam thënë edhe më parë dhe po e sqaroj sërish në mënyrë që media dhe e gjithë bota ta dinë”, tha 27 vjeçari./ Zekirja Mexhiti/ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button