Finlanda largon “dërrasat e zeza”!

Studentët e një shkolle në Finlandë do të kenë një rregull të ri: Që nga vjeshta e vitit 2016, shkrimi i letrave me dorë do të hiqet nga kurrikulat e shkollave fillore dhe do të zëvendësohet me përmirësimin e shkathtësive nëpërmjet një tastiere kompjuteri.

“Shkrimi me tastierë kompjuteri, dita ditës po bëhet gjithnjë më i rëndësishëm”, kishte thënë ministrja e Edukimit, Minna Harmanen në nëntor, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, thuhet se nuk do të ketë largim të menjëhershëm të dorëshkrimit.

“Nuk do të largohet shkrimi me dorë në tërësi. Fëmijët finlandezë, ndonëse shumë më rrallë, do të vazhdojnë të shkruajnë me anë të lapsit”, citohet të kenë thënë autoritetet e këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button