Recension: FOTO: Ministresha Jankullovska në disponim normal familjar e gatoi bukën

Ky foto-lajm i shkurtër përmban informata dhe komente të paverifikuara dhe të pasakta për definicione joprecize, për të cilën arsye edhe e tërhoqi vëmendjen tonë dhe iu nënshtrua recensionit.

ФОТО  Министерката Јанкулоска во нормално домашно расположение го замеси лепчето   1.мкLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ministresha Jankullovska në disponim normal familjar e gatoi bukën

Data dhe koha e publikimit: 06.01.2015

Data e recensionit: 09.01.2015

Recensues: Аna Anastasovska

“Më në fund edhe ministresha Jankullovska të largohet nga detyrat dhe obligimet e përditshme si njeri i parë i MPB-së dhe si çdo nënë, bashkëshorte dhe amvise normale ta gatuajë bukën e Kërshëndellave.”

Ajo që bie në sy te lexuesit, në këtë lajm të shkurtër është fjala “nënë”, e cila bën me dije se ministresha Jankullovska është bërë nënë, informatë kjo që nuk është e saktë, së paku me aq sa dihet në opinion. Nëse autori i këtij teksti ka pasur informata plotësuese, është dashur t’i mbështesë me dëshmi dhe burime, e jo të krijojë huti te lexuesi. Gjëja e dytë, për shkak të së cilës vendosëm ta recensojmë këtë tekst, është fakti që thuhet se Jankullovska ka gatuar bukë “sikurse çdo bashkëshorte dhe amvise normale”. Këtu menjëherë parashtrohet pyetja: çka është bashkëshorte normale dhe a ekziston definicion për këtë? Nëse ekziston, duhet të theksohet në tekst. Në të kundërtën, parashtrohet dilema se ato gra që nuk e kanë gatuar bukën e Kërshëndellave, po ndoshta e kanë porositur, nuk janë “bashkëshorte dhe amvise normale”?

“Përndryshe, sot të gjithë të krishterët i festojnë Kërshëndellat dhe gjithsesi gatuhet bukë me një monedhë brenda saj.”

Edhe kjo informatë nuk është e saktë. Më 6 janar jo të gjithë të krishterët i festojnë Kërshëndellat. Në këtë datë, Kërshëndellat i festojnë vetëm të krishterët ortodoksë, e jo edhe katolikët dhe protestantët. Nuk është e saktë edhe ajo se në këtë ditë patjetër gatuhet bukë me monedhë. Në mesin e të krishterëve ortodoksë ka edhe të tillë që gatuajnë bukë me monedhë në ditën “Vasilica”, jo për Kërshëndella.

Ky foto-lajm i shkurtër shumë më mirë do të dukej sikur të vendosej vetëm fotograifa me lajmin e ministresha e ka gatuar bukën e Kërshëndellave. Në përpjekje për t’u bërë më kreativ, në dhjetë reshta tekst bëhen gabime, për të cilën gjë ky lajm është shembull klasik.

Lajme të ngjashme

Back to top button