Stavreski “ultimatum” Shilegovit

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov ka afat edhe 24 orë që t’i kërkojë ndjesë zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Po qe se nuk e bën këtë, theksojnë nga Ministria e Financave, nesër do t’i parashtrohet padi për shpifje dhe ofendim.

“Shilegov sot hesht. Hesht për shkak se është koshient se ka gënjyer se zëvendëskryeministri Stavreski e ka nënshkruar marrëveshjen me Ludvig Fajfer. Ka dy mundësi. Ose të pranojë se kush ka kërkuar nga ai të thotë të pavërteta ose të kërkojë ndjesë publike. Për dy alternativat koha po i ecën. Konform nenit 13 nga Ligji për përgjegjësi civile për shpifje dhe ofendime i kanë mbetur edhe vetëm 24 orë. Shilegov t’i kërkojë falje publike ministrit të Financave, Zoran Stavreski për gënjeshtrën dhe për shpifjen. Në të kundërtën, të mërkurën do t’i ngritët kallëzim për shpifje dhe ofendim”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Lajme të ngjashme

Back to top button