Formohet këshilli rinor lokal në Tetovë

Formimi i këshillit rinor lokal në Tetovë në kuadër të pushtetit lokal të Tetovës është shpresa e të rinjve se problemet dhe nevojat do të mund të zgjidhen dhe tejkalohen më lehtë. Deri tani me anëtarësim dhe aktivitete nëpërmjet organizatave joqeveritare ato po bëjnë përpjekje të tregojnë iniciativat se si duhet të ndryshohet një gjendje kur i prek ato.

„Të rinjtë duan të lexojnë, ju duhet një vend adekuat ku mund të lexojnë një libër apo të përgatitin një projekt”, deklaroi Hristina Vasilevska nga “Multikultura” shoqatë e cila dorëzoi peticion për ndërtimin e një leximore, objekt të cilin deri më tani nuk e ka pasur as biblioteka e Tetovës, as në ndonjë vend tjetër të qytetit.

Jelena Peroska nga Instituti për zhvillim të bashkësive dhe Sabri Zendeli nga Shoqata e personave të verbër, thonë se organizatat e tyre vazhdimisht punojnë në projekte të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së të rinjve.

Këshilli rinor lokal duhet tu mundësojë të rinjve që të kenë komunikime të drejtpërdrejta me pushtetin lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button