Nesër pa energji elektrike një pjesë e komunave Studeniçan dhe Zelenikov

Qendra Republikane për Menaxhim me Kriza, sipas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni, informon se nesër pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Zelenikov.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 9:00 dhe nga ora 10:30 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatrave Batincë, Varvara dhe Markova Sushicë, si dhe gurorja Beroviq dhe NP “Drisla”.

Nga ora 9:00 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga fshatrat Koliçani i Epërm dhe i Poshtëm, Pagarushë, Vërtakicë, Cvetovë, Cërvena Vodë, Aldincë, Gaber, Preslap dhe Draçevicë, si dhe Malla Reka dhe Karaxhica.

Lajme të ngjashme

Back to top button