Ivanov: Dialog me shkëmbim të ideve për transformim të suksesshëm të arsimit sipëror

Presidenti Gjorge Ivanov e përsëriti qëndrimin e tij se dialogu, shkëmbimi i ideve dhe nismat janë mënyra e vetme që mund të sjellin deri në transformim të suksesshëm të arsimit sipëror, kumtoi kabineti i tij pas takimit të sotëm të shefit të shtetit me profesorë të Nismës civile për mbështetje të diturisë në arsimin e lartë.

“Në takim presidenti Ivanov dhe përfaqësues të nismës shkëmbyen opinione për gjendjet e përgjithshme në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë dhe u dakorduan për domosdoshmërinë nga zbatimi i reformave, si dhe për nevojën e arsimit sipëror cilësor. Presidenti Ivanov edhe një herë shprehu shqetësim për tendencën e ndarjes në bashkësinë akademike dhe shprehu keqardhje që u refuzua nisma për mbajtje të takimit të përbashkët sot të përfaqësuesve të Plenumit pedagogjik, të Plenumit studentor dhe të “Nismës civile për mbështetje të diturisë në arsimin e lartë”, kumtoi kabineti i Ivanovit.

Pritja tek presidenti i Maqedonisë ishte me kërkesë së profesorëve nga “Nisma civile për mbështetje të diturisë në arsimin sipëror” që t’ia elaborojnë pikëvështrimet në lidhje me ndryshimet e propozuara ligjore në fushën e arsimit të lartë dhe nevojën e ngritjes së kualitetit të arsimit të lartë.

Ata konsiderojnë se reformat janë në interes të studentëve, pedagogëve dhe në interes të zhvillimit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button