Tetovë, trajnohen gratë për ti kyçur në tregun e punës

Filloi realizimi i punës praktike të projektit  “Kualifikim për gratë nga komunitetet minoritare” i udhëhequr  nga Forumi i gruas.

Ky projekt ka për qëllim trajnimin e grave të papunësuara  nga minoritetet etnike, lehtësimin e kyçjes së tyre në tregun e punës, mbështetje të grave sipërmarrëse, ngritja e vetëdijes publike për punësimin e grave dhe nxitjen më të gjerë kulturore për pjesëmarrjen  e grave në tregun e punës.

Kryetarja e forumit të gruas, Xhane Kreshova shprehet se pjesëmarrëset  në këto projekte do të kenë mundësi të aftësohen në profile të ndryshme si që janë: kurs për kompjuter , kurs për parukeri  , kurs për rrobaqepësi , kurs për qëndisje etj.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button