fbpx

App Annie me super-shërbim të ri për zhvilluesit e aplikacioneve mobile

Kompania e analizave të aplikacioneve mobile – App Annie sot e ka lansuar shërbimin e saj më të ri Usage Intelligence, e cila është një vegël e re për tu ndihmuar zhvilluesve të përcjellin përdoruesit aktiv të aplikacioneve të tyre, frekuencën e përdorimit të aplikacionit dhe jo vetëm kaq.

Për më shumë, App Annie gjithashtu ka marrë financim të ri prej 55 milionë dollarëve për ta ngritur kapitalin e saj dhe për të debutuar me produkte dhe shërbime të reja.

Kompania gjithashtu njoftoi se baza e përdoruesve të saj është rritur për 75 për qind në vitin 2014, posaçërisht pas përvetësimit të kompanisë Distimo në majin e kaluar.

Përdoruesit e shërbimeve të App Annie tani mund të gjejnë informacione të reja të përdorimit të aplikacioneve të tyre, me të dhëna se si përdoruesit janë qasur në aplikacion, mesataren e çdo sesioni, kohën totale të përdorimit nëpër periudha të ndryshme kohore dhe vendet në të cilat aplikacioni ka qenë duke u përdorur.

Për ta kuptuar më të mirë se sa shpesh përdoruesit janë të angazhuar me aplikacionet e tyre, zhvilluesit mund të fitojnë njohuri se si t’i mbajnë përdoruesit e tyre dhe si ndikojnë përditësimet e aplikacioneve gjatë përdorimit.

Me gjithë këto karakteristika të reja të mundësuara nga App Annie, mund të thuhet se shumë prej indikatorëve kyç të aplikacioneve tani do të dihen më mirë dhe më lehtë, dhe funksionet e reja të shërbimit të kësaj kompanie mund të cilësohen si shumë të nevojshme për zhvilluesit. (Telegrafi)

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close