Nishani i uron mirëseardhjen Ambasadorit Lu

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka pranuar Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri amerikan dhe i ka uruar atij mirëseardhjen.

Ditën e sotme, ambasadori i ri amerikan për Shqipërinë, Donald Lu, është takuar me presidentin Nishani, të cilit i ka paraqitur letrat kredenciale. Nga ana e tij, Nishani ka pranuar Letrat Kredenciale të ambasadorit Lu, me të cilin zhvilloi një bisedë të ngrohtë dhe miqësore. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i uroi suksese ambasadorit për fillimin e mandatit të tij në Shqipëri dhe i garantoi atij mbështetjen e institucioneve shqiptare në përmbushjen e axhendës së tij diplomatike në Shqipëri. Presidenti vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe falënderoi SHBA-të për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit. Presidenti shqiptar i kërkoi ambasadorit Donald Lu që t’i përcillte Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama përshëndetjet e tij dhe garancinë se Shqipëria dhe shqiptarët do mbeten gjithmonë miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button