Edhe Zeba largohet nga Shkëndija

Mesfushori boshnjak Zajko Zeba nuk është më pjesë e Shkëndijës. 31 vjeçari ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit për ndërprerjen e parakohëshme të kontratës.

Ai Shkëndijës i’u bashkua verën e kaluar kur firmosi kontratë dy vjeçare, mirëpo largohet nga ekipi pas 6 muajsh bashkëpunim.

Zeba pretendonte më shumë hapsira për të luajtur, ndërsa në anën tjetër mosha e tij detyronte drejtuesit për të menduar më shumë në futbollistë më të rinj në drejtim të planeve afatgjate. Në kushte të këtilla të dyja palët kanë ardhur në një pikë, kur ndarja ishte opsioni më i mirë si për futbollistin, ashtu edhe për klubit.

KF Shkëndija falenderon Zajko Zebën për kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’, duke i dëshiruar shëndet dhe suskese në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button