Las Vegas, maqedonasi akuzohet për krim me kartelat kreditore

Jordan Georgievski, shtetas i Maqedonisë i cili është njëri nga 50-të të akuzuarit në operacionin e madh të Shërbimit sekret amerikan kundër kriminelëve kompjuterik, u prononcua si i pafajshëm në ditën e parë të gjykimit kundër tij në Las Vegas. Georgievski (41) ishte ekstraduar në SHBA nga Shqipëria, ku ishte arrestuar në korrik të vitit 2014.

Gjykatësi Xhorxh Foli i caktoi vazhdim të masës së paraburgimit Georgievskit, të cilit, sipas mediave amerikane, i kërcënohen më së shumti 40 vjet burg. Ai është akuzuar se ka tregtuar me të dhëna të vjedhura të kartelave kreditore dhe ka përpunuar kartela të rrejshme me të cilat janë ngritur mjetet. Qëllimi i operacionit është zhvilluar përmes portalit të internetit carder.su. Georgievski është akuzuar se nën pseudonimin “virgjëreshë” ka tregtuar me kartela të rrejshme. Dëmi i tërësishëm i shkaktuar përmes faqes së internetit carder.su., e cila ka pasur rreth 7.000 shfrytëzues nëpër të gjithë botën, vlerësohet në 50 milionë dollarë.

Në muajin mars të vitit 2007 shërbimi sekret amerikan ka vendosur kompani të bazuar në Las Vegas nën emrin Seltik Novelti e cila ka filluar të premtojë dërgesë të shpejtë të dokumenteve të rrejshme amerikane për blerës nga e gjithë bota përmes faqes së internetit. Një numër i madh i shfrytëzuesve të dokumenteve të rrejshme nga kjo faqe është lidhur me kompaninë amerikane, që u ka mundësuar autoriteteve amerikane të mbledhin të dhëna për to, t’i identifikojnë dhe t’i gjejnë. E vërteta për Seltik Novelti, se bëhet fjalë për operacion të fshehtë, të autoriteteve amerikane, u bë e njohur në vitin 2012, kur Shërbimi sekret paralajmëroi se do të fillojë me arrestimi e falsifikuesve të akuzuar të kartelave.

Lajme të ngjashme

Back to top button