Anaidi sjell një super këngë dhe thotë ‘Habibi’

E njohin në art si Anaid por në të vërtetë emri i tij është Marsid Sulova, djaloshi nga Elbasani por që ka vite që jeton në Tiranë sapo ka sjellë një tjetër këngë të bukur me një videoklip shumë interesant.

Anaidi ka lancuar klipin ‘Habibi’ një këngë realizuar në studion e Indrit Furtunës dhe po pritet shumë mirë në kanalin muzikor Youtube. Kjo është kënga e tij me klip e dyta, ndërsa më herët ka pasur këngën ‘Buzëqesh’, këngë kjo me një video që si start është pritur shumë mirë.

Këngëtari simpatik dhe me një zë të vecantë ka studiuar 8 vjet në Liceun artistik ‘Onufri’ në Elbasan, por prej zhgënjimit që ka pasur pas konkurimin në Akademinë e Arteve në Tiranë, kishte pauzuar paksa për tu rikthyer pasionit të tij me disa këngë të bukura dhe për t’u mos u ndalur kurrë në karrierën e tij muzikore./Maksim Gjokaj/

Lajme të ngjashme

Back to top button