21 vite mbushi Armata e Maqedonisë

Me rastin e festimit të 18-gushtit Ditës së ARM-së, sot në Varrezat në Butel, në Shkup u mbajt ceremonia e vendosjes e kurorave dhe luleve me nderime ushtarake te varrezat partizane të presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligoriv, si dhe në varrin e gjeneralit Mihailo Apostolski.

Solemniteti qendror me rastin e ditëlindjes së ARM-së do të mbahet në orën 18:00, para ndërtesës së MM-së dhe SHM-së së ARM-së, në të cilin do të mbajnë fjalim presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandant i lartë ushtarak Gjorge Ivanov dhe ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi.

Në solemnitet do të marrin pjesë: kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, shefi i SHM-s së ARM-së gjeneral-majori Goranço Koteski, ministra në Qeveri, deputetë në Kuvend, ish-ministra të Mbrojtjes dhe shefa të SHM-së së ARM-së, gjeneralë të pensionuar të ARM-së, mysafirë të lartë nga shumë institucione në Republikën e Maqedonisë, ambasadorët dhe atashetë ushtarake të akredituar në Republikën e Maqedonisë etj.

Pas përfundimit të solemnitetit, në nder të Ditës së ARM-së, nga kazerma “Ilinden” do të kryhet gjuajtje nderi me qitjen e 10 batareve nga 12 me mjete artlerike.

Në Stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup, në kuadër të programit për shënimin e Ditës së ARM-së, prej dje është vendosur ekspozita e mjeteve luftarake, teknikë dhe pajisje e ARM-së. Ekspozitën e kanë vizituar ministri Xhaferi dhe shefi i SHM-së së ARM-së, Koteski, ndërsa prej sot këtë mund ta bëjnë qytetarët. Në hapësirën ekspozuese, përveç mjeteve materiale-teknike dhe automjeteve dhe armatimit luftarakë ARM-së, është treguar edhe helikopteri luftarak Mi-24.

Për herë të parë këtë vit, programi për festim të ditëlindjes së Armatës, është pasuruar me koncert të orkestrës ushtarake që u mbajt dje në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button