Autoritetet apelojnë shfrytëzuesit e shtesave fëmijërore të shtrojnë në kohë dokumentet

Të gjithë shfrytëzuesit e shtesës fëmijërore, duke filluar nga ata që marrinë shtesë të veçantë shtesë për fëmijën e tertë dhe të katërt kanë për obligim që të bëjnë ripërtëritjen vjetore ët dokumenteve për vazhdimin e së drejtës për shfrytëzimin e ndihmës në para. Nga ky muaj ka filluar afati që do të zgjasë deri në 31 mars.

Siç informojnë nga njësia për mbrojtjen e fëmijëve pranë qendrës ndër komunalë për punë sociale në Tetovë ende ka shfrytëzues të shtesës fëmijërore të cilët ripërtëritjen e dokumentacionit e lënë për ditën e fundit.

Nëse kërkesa për shtesë fëmijërore do të dorëzohet pas afatit, do t humbë të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës në para . Për të mos ardhur deri te kjo, nga njësia për mbrojtjen e fëmijëve pranë qendrës sociale në Tetovë, apelojnë që shfrytëzuesit t’i ngrenë formularët dhe ën kohë të shtrojnë kërkesën e tyre.

Për shtrimin e kërkesës shfrytëzuesit e shtesës për fëmijë, duhet të kenë letrën e njoftimit dhe vërtetim për të ardhurat nga marrëdhënia e punës ose vërtetim për ndonjë lloj tjetër të ardhurash.

Lajme të ngjashme

Back to top button