Ilir Meta, javën e ardhshme do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Maqedoni

Me ftesë të Trajko Veljanoskit, Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, javën e ardhshme do të qëndroj në një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Me 20 janar, kryetari i parlamentit shqiptar do të ketë takim me nikoqirin e tij, dhe pastaj do t`i drejtohet deputetëve në parlament.

Mysafiri shqiptar pritet që të ketë takime edhe me Ivanovin dhe Gruevskin.

Kjo është një vizitë kthyese e Metës në Maqedoni. Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Velanovski ishte në vizitë në Tiranë, në dhjetor të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button