Deputetët nesër votojnë ligjin për arsim, studentët me protestë para Kuvendit

Nesër para deputetëve do të jenë ndryshimet e fundit për arsim të  lartë. Për këtë shkak në orën 11 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë në organizim të Plenumit Studentor me moton “Deputetët po vrapojnë në xhiron e nderit-Maratona e reformave”.

“Koleg të nderuar! Të shkojmë dhe në mënyrë dinjitoze ti presim maratonistët para finishit, ose para dyerve të kuvendit, me një duartrokitje të madhe dhe me urime për garën me reforma të këqija në arsim! I ftojmë të gjithë studentët të vijnë me fishkëllima tu japim përkrahje në këtë garë të vështirë-cili i pari të shtyp butonin “pro” ligjit për shkatërrimin e arsimit!”, shkruhet në ftesën e Plenumit studentor.

Lajme të ngjashme

Back to top button