Salla Universale do të quhet Qendra e Kongresit “Aleksandri i Maqedonisë”

Salla Universale do të quhet Qendra e Kongresit “Aleksandri i Maqedonisë”. Në regjistrin qendrorë më 8 janar është bërë ndryshimi i emrit t këtij objekti.

Sipas medieve maqedonase, emri i këtij institucioni është ndryshuar në Regjistrin Qendror, më 8 janar.

Burimet thonë se administrata e Sallës Universale ka nisur tashmë të përdorë edhe vulën me emrin e ri, ndërsa mësohet se në përpunim e sipër është uebfaqja që do të përfshijë emrin e ri.

Salla Universale është dhuratë e 20 shteteve për Qytetin e Shkupit, pas tërmetit të vitit 1963.

Lajme të ngjashme

Back to top button