Hapet konkurs për punësimin e 125 ushtarëve profesional

Ministria e Mbrojtjes shpalli konkurs për pranimin e 125 ushtarëve profesional në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Kandidatët në këtë konkurs duhet t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konfirmuara me Ligj për shërbim në ARM, përkatësisht të jenë shtetas të  Maqedonisë, të jenë të moshës madhore, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike të nevojshme për kryerjen e shërbimit të Armatës, t’a ketë të kryer shkollën e mesme, t’a ketë të kryer shërbimin vullnetar të shërbimit ushtarak në ARM dhe të mos jenë më të moshuar se 25 vjet në ditën e përfundimit të shpalljen për ushtarë profesional.

Kandidatët që do të përzgjidhen do të fillojnë me punë në Armatë në muajin prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button