Ambasadori Lu në Tiranë: Privilegj që ndodhem në tokën e shqiponjave (VIDEO)

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri, duke marrë kështu postin e tij si shefi i diplomacisë amerikane në Shqipëri.

Nëpërmjet një video-mesazhi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur në gjuhën shqipe se është një privilegj për të që ndodhet në tokën e shqiponjave.

“Është një privilegj i madh për mua që jam këtu në Shqipëri, vendin e shqiponjave. Familja ime dhe unë presim me kënaqësi të njohim shumë prej jush dhe vendin tuaj të bukur”, tha ambasadori Lu.

Ambasadori Lu ka mbërritur në Tiranë ditën e djeshme, dhe ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ariel dhe u prit nga zëvendës/ambasadori Henry Jardine, dhe zyrtarë të tjerë./ ikub

Lajme të ngjashme

Back to top button