Për shtatzënat acidet folike dhe jodi do të jenë falas

Nga mesi i marsit gratë shtatzëna falas do të mund të furnizohen me tableta  të acidit folik dhe jodit, informoi Ministria e shëndetësisë. Kunsumi i acidit folik dhe jodit në vend ku nuk ka sasi të mjaftueshme të jodit e rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Tabletata do t’i jepen çdo shtatzëne nga përcaktimi i shtatzënisë deri në javën e 13. Për këtë  qëllim janë ndarë 12 milion denarë. Gjithashtu në përgatitje e sipër janë edhe librezat e nënave nëpërmjet të cilave do të regjistrohen të gjitha gratë shtatzëna. Pastaj motrat patronazhe do t’ua qojnë tabletat në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button