fbpx

Pas festave vijnë faturat

Euforia në fillim të vitit se ky mund të jetë një vit më ndryshe po kalon dhe jeta në Maqedoni po kthehet në normalitet. Borxhet para festave duhet paguar, dhe pikërisht për këtë janari konsiderohet si muaji i vitit. Harxhohet më shumë se sa është fituar, ndërsa kur kthjellohemi bëhemi edhe më keq.

Në këtë muaj, pas ditëve të kaluara duke festuar dhe duke pushuar në atmosferë shtëpiake, disponimi shuhet, sepse qytetarët fillojnë të mendojnë për premtimet e parealizuara dhe xhepat e zbrazët.

Qytetarët për REL, shprehen se buxheti i zbrazët shtëpiak i lodhë psiqikisht dhe financiarisht. Pas harxhimeve të bëra për festa, dhuratave vazhdojnë pagesat e kamatave, kësteve dhe borxheve të kaluara. Të lodhur qytetarët pyesin si do të mbijetohet ky muaj?

“Varfëri e madhe, dhe çka nëse marr pension, për tre dit nëse më pyet nuk do të më mbeten asnjë denarë”

“Harxhime ka por para jo, gjithçka është shtrenjtuar”, deklarojnë qytetarët.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close