Marshi në Paris, s’ka vend për ekstremizëm rajonal

Pjesëmarrja e përbashkët e Kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama, Klerit shqiptar,dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaqi në Marshin e Paqës në Paris, vërtetoi orentimin  pro-perëndimorë të qeverive.Shkuarja në Paris njëherit dëshmoi solidaritetin global të demokracive në luftën kundër terrorizmit.Shtetet dhe qeveritë kanë të drejta ekskluzive për nga natyra dhe Kushtetuta të vendosin ligje për ta mbrojtur sigurinë e shtetërore dhe publike.Ndërkohë sistemi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë hyrë në fazën e fundit të rendit të ri. Evropa dhe Azia janë kontinentet ku Perandoritë i filluan rivalitetet dhe do ta mbështjellin Fuqitë e Mëdha të cilët sot aktrojnë në skenën e politikës ndërkombëtare.Megjithatë edhe Ballkani  nuk mund t’ju ikë këtyre zhvillimeve.A po kthehet dekada e erët në Ballkan? Sipas shtypit rajonal,forcat regresive dhe anti-demokratike tentojnë të vjnë në pushtet duke e influencuar përditshmërinë e banorëve nëpërmes mediave jo profesionale dhe politikave të partive politike.

Që nga viti 1991,liderët e rajonit kryesisht kanë qenë të tipit ideologjik dhe me këtë i kanë shkakëtuar mjaft dëm demokracisë dhe sistemit plural.SHBA,duke përfshirë këtu dhe BE-në në procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit  Perëndimor, kanë qenë një ndër promotorët kryesorë të paqës dhe stabilitetit në Ballkan.SHBA –të me “Planin Marshall” e transformuan Evropën dhe e rindërtuan atë, derisa, krijesa e quajtur BE të bëhet forcë kryesore për të drejtat dhe liritë qytetare në kontinentin e vjetër evropian.

SHBA-të për së dyti herë, pas vitit 1991 u bënë lidere botërore në misionet për ti shpëtuar popujt nga regjimet dhe komunizimi,duke filluar nga Evropa Lindore e deri në Ballkan.Pa SHBA, i gjithë  rajoni do të kishte marrë formën e Gadishullit Arab apo të shteteve të përfshira nga konfliktet afatgjata.Sa keq shkuan punët në Ballkan kur forca tjera e dominuan politikën dhe sistemin.Komunizmi dhe ideologjitë antagoniste u rrënjosën në mendjet e banorëve dhe liderëve.

Tani pasi kemi hyrë në dekadën e dytë të shekullit të XXI ,ideologji dhe tendenca të tjera anësore ekstremiste tentojnë të marrin formë dhe hyrje në territorin evropian.Shtetet e Balllkanit Perëndimor kanë treguar se janë duke i luftuar lëvizjet dhe grupet që synojnë të përshtaten në klimën e re të terrorizmit global.Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve ka dërguar këshilltarë pranë qeverive për të ndihmuar në këtë drejtim.Duke lënë anësh fërkimet partiake është koha të forcohet pozicioni rajonal,duke riafirmuar edhe një herë mbështetjen me veprime konkrete.Të supozojmë se si do të bëhej kjo në Maqedoni?Partitë politike duhet të fillonin një fushatë të stabilizimit të rajoneve të dëmtuara nga konfliktet,integrimit të popullatës në programet që do të krijoheshin nga trupat partiake me ndihmën e ndërkombëtarëve (SHBA dhe BE),hapjen e vendeve të punës,kthimin e mirëbesimit në  institucionet lokale dhe kombëtare…

SHBA-ja viteve të fundit ka qenë e shqetësuar për zhvillimet e demokracisë në Ballkan dhe në Maqedoni.Diplomatët amerikanë kanë qenë të zëshëm vitin e kaluar për sa i përket investimeve në rajonet e Maqedonisë Veri-Perëndimore.Partitë politike dhe qeveria  sipas analizave,duhet  të ndërmarrin aksione të parandalimit të zbutjes së krizës dhe varfërisë.Nëse me të vërtetë janë përcaktuar për integrimet perëndimore,atëherë duhet ta përfundojnë ose të paktën të fillohet rreth ripërtrirjes.

Përveç ngritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale,shpërndarja e vlerave dhe koncepteve demokratike përbën një ndër kushtet që vendi të rikthehet drejt demokracisë së vërtetë, sigurisë lokale dhe kombëtare.Qeveritë duhet të ishin një ndër implementuesit më të shpejtë të pikëpamjeve të cilat administrata amerikane dhe BE i ka shtruar në botën post-komuniste.

Në çfarë gjendje ishte Gadishulli,kur zonën dikur e sundonin Perandoritë të cilat lanë pas vetes mjaft konflikte dhe ideologji.E pësuan popujt dhe etnitë që nuk ishin në gjendje të projektonin forcë.Konfliktet etnike sollën një Ballkan të tipit ideologjik dhe një tranzicionin të vështirë.

Liderët qeveritarë dhe partitë politike janë duke bërë shumë pak për t’ju afruar demokracisë  dhe të mirave që sjell ajo në shoqëri.Krimi transnacional, grupet ekstremiste, idetë dhe filozofitë  e mbrapshta nuk kanë vend në rajon.Me këtë nuk kanë vend as tek shqiptarët dhe shtetet për rreth.Pa dallim të përkatësisë partiake çdo antivlerë është destinuar të dëmtojë.

Proceset dhe transformimet,sipas analistëve do të përfundonin në një kaos të rrymave dhe me mjaft tensione.Respekti për individin dhe të drejtat themelore pa dallime, janë një ndër vlerat ku çdo shtet dhe lider duhet të mbështetet.Këtë duhet ta bëjnë të gjithë në Maqedoni.

Në fund Amerika është garantuesja më e fortë dhe me afatgjate e stabilitetit.Pa Amerikën,shekulli do të ishte në kaos të vërtetë.Realizmi i ri për Maqedoninë dhe Ballkanin rifillon me Amerikën dhe konceptin amerikan.Nismat varen dhe nga vetë liderët tanë.Andaj opsioni amerikan për një Ballkan paqësor dhe stabil është më i përafërt me rrjedhat Evro-aziatike.Shekulli Amerikan është përparaEkstremizmi ska vend në rajon.Marshi në Paris dhe prania e lidershipit shqiptar vërteton kompasin demokratik rajonal.Solidariteti,toleranca dhe paqja si politikë për të gjithë shtetet.

Lajme të ngjashme

Back to top button