Edhe Renova filloi përgatitjet, Jusufi përforcimi i parë

Ka përfunduar pushimi dimëror edhe për futbollistët e Renovës, të cilët përgatitjet për sezonin pranveror i filluan nga e hëna.

Trajneri Qatip Osmani, realizoi seancën e parë stërvitore me futbollistët.  Përforcimi i vetëm është Pllumb Jusufi, ndërsa priten së paku edhe dy emra të njohur të futbollit.

Së shpejti do të dihet edhe e ardhmja e Izair Eminit, ndërsa nga ekipi janë larguar Antonio Bujçovski, Flamur Tairi, Bishevac dhe Jasmin Çampara.

Deri më tani kontartat i kanë vazhduar Agron Memedi, Argjend Gafuri, Saimir Fetahi dhe Burim Sadiku.

Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet deri me 1 shkurt në terrenet e Tetovës, ndërsa nga 2 shkurti faza e dytë do të zhvillohet në Ohër. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button