Messi: “Mos mi shtrembëroni fjalët”

Lionel Messi, para mbajtjes së ceremonisë për Topin e Artë, e kishte dridhur Barcelonën. Ai e kishte vënë në dyshim nëse sezonin e ardhshëm do të luaj për ekipit katalunas, apo jo.

Por, menjëherë pas kësaj ceremonie, e cila u mbajt në Zurich, ylli argjentinas fajësoi mediat për shtrembërimin e deklaratave, derisa deklaroi se nuk do të largohet nga Barcelona.

“Unë shpesh nuk flas për media sepse gjithmonë mi ndryshojnë fjalët e mija për të krijuar polemika. Unë nuk jam duke menduar që të largohem nga Barcelona.”, ka deklaruar ai.

“Krejt çka kam thënë ishte se në futboll ju kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Viti i kaluar në Barcelonë ishte shumë i vështirë për mua personalisht dhe ne do të përpiqemi të kthehemi këtë sezon”, ka deklaruar argjentinasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button