Për milanezët të ndaluara rrjetet sociale

Situata jo e mirë që po kalon skuadra e Milanit ka bërë që drejtuesit të ndërmarrin disa masa që sigurisht nuk do t’u pëlqejnë lojtarëve. Një prej tyre është edhe ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale.

“Nuk do të përdoren rrjetet sociale, por dhe nëse do të përdoren do të merret lejë në klub”, thuhet në rregulloren që u është shpërndarë gjithë lojtarëve.

Natyrisht që futbollistët mund të lundrojnë dhe të shohin se çfarë bëjnë të tjerët, por e kanë të kufizuar ndërveprimin, hedhjen e statuseve apo fotove, të paktën pa lejen e Adriano Gallianit.

Lajme të ngjashme

Back to top button