Moti me diell dhe me erë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë deri tre gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri nëntë gradë Celsius.

Në Shkup moti i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 4 gradë Celsius.

Në ditët në vijim pritet mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.

Temperatura më e ulët e mëngjesit në orën shtatë është matur në Berovë ­ -10 gradë Celsius, pas çka vijojnë Lazaropole me ­-9 gradë Celsius, Manastiri dhe Mavrova me ­-8, Tetova dhe Kriva Pallanka me ­-7 gradë Celsius, Prilepi dhe Krusheva ku janë matur ­-6 gradë Celsius, Shkup (Petrovec), Ohër dhe Pretor -­5 gradë Celsius, Kumanovë, Shtip, Demir Kapi dhe Vinicë -­4 gradë Celsius, Strumicë dhe Kavadar ­-3, Shkup (Zajçev Rid) ­-2. Mbi zero temperatura ka qenë në Dojran ku janë matur dy gradë Celsius dhe në Gjevgjeli 3 gradë Celsius.

Më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës, ku shtresa e borës arrin 38 centimetra. Lazaropole me 35, Krusheva me 15, Pozharan 14, Tetovë dhe Gjurishtë 11, Ohër 8, Vinicë dhe Prilep 7, Topollçan 5, Manastir dhe Kriva Pallankë 4, Shkup 3 dhe Berovë 2 centimetra.

Lajme të ngjashme

Back to top button