Fustanet e nusërisë sipas formës së trupit (FOTO)

Nuk do lodhemi kurrë duke e përsëritur. Çdo trupi i përshtatet një lloji i veçantë fustani dhe anasjelltas. Do të vishnit dot një masë 38 nëse jeni 46? Jo. Pra zgjidhni atë që ju përshtatet dhe jo atë që është në modë.

Për trupat e hollë dhe të shkurtër apo mesatar: përshtatet një fustan me bust të theksuar dhe fund voluminoz.

fubride1

Trup i rrumbullakosur: kujdes përpjesëtimet. Një fustan i gjatë do ju shkonte shumë, por jo gjithmonë. Më i përshtatshëm do të ishte një fustan me bel të ulët ose stil redingotë që puthitet pas belit dhe zbret butë në ijë.

fubride2

Trup i imët: Një fustan me mëngë të theksuara dhe pa shumë volum do të ishte ideal.

fubride4

Fizik i hollë dhe i gjatë: Në këtë rast preferohet një fustan me forma të buta që thekson pjesën e belit. Një fustan i stilit Hirushe do të ishte më se i përshtatshëm.

fubride5

Trup i gjatë dhe robust: Zgjedhja ideale do të ishte një fustan i derdhur që nuk e thekson pjesën e belit.

fubride5

 

Lajme të ngjashme

Back to top button