Rama: Profeti Muhammed simbol i luftës kundër terrorizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas marshimit në Paris, në nder të viktimave nga sulmet terroriste ka dalë në një konferencë për mediat, ku të pranishëm ishin edhe 4 krerët e besimeve fetare në Shqipëri, por edhe ministra të kabintetit qeveritar.

Rama i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare për një aksion kundër terrorizmit. Gjatë një takimi me përfaqësues të komuniteteve fetare dhe mediave në vend, Rama dhe se fenomenin duhet ta luftojmë me dukim.

Po ashtu Rama dhe se duket një bashkëveprim mes kulturës, arsimit, medias dhe komuniteteve fetare. “Besoj se na duhet një aksion i përbashkët që përfshin, kulturën, arsimin, mediat, komunitetet fetarë pa asnjë dyshim në radhë të parë, duke synuar refuzimin e mendësive totalitare dhe po populiste në shprehjen e tyre përmes gojës së gjeneratave të reja, por një refuzim që vjen në formën e një fuqie edukuese dhe jo fuqie shtypëse.

Në këtë kuptim unë shoh me interes dy nisma që janë vetëm fillimi i një serie iniciativash që do të lindin dhe kultivohen edhe nga të tjerët, nga komunitetet fetare, nga mediat në rrugën e tyre të pavarura dhe nga shoqëria civile apo komunitetet në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se kush e njeh jetën e Profetit Muhamed nuk njeh vrasje.

“Mua më ka mbetur në mendje dita kur profeti Muhamed hyri triumfator në Mekë, 23 vjet nga çasti i shpalljes së rrugës së stërmundimit të profetësisë dhe 10 vjet pasi ishte larguar nga Meka, ku ishte shpallur armiku që duhej vrarë.

Ky njeri, profeti i sotëm i gjithë botës islame, ku me një lëvizje të gishtit mund të urdhëronte dhe realizonte shfarosjen e tyre nga faqja e dheut, kur fitoi dhe hyri në Mekë, u fut në Mekë me kokën ulur. Shpalli faljen e madhe dhe nuk preku asnjë fije floku, po shkoi drejt Qabesë. Ai dha mesazhin e madh se lufta nuk ishte me njerëzit, por me veset, me injorancën dhe me errësirën”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Asnjehere nuk mke pelqyer me shume se tash me keto fjal te verteta keni dhene nje mesazh paqe ju lumte.

  2. Po ashtu Rama dhe se duket një bashkëveprim mes kulturës, arsimit, medias dhe komuniteteve fetare. “Besoj se na duhet një aksion i përbashkët që përfshin, kulturën, arsimin, mediat, komunitetet fetarë pa asnjë dyshim në radhë të parë, duke synuar refuzimin e mendësive totalitare dhe po populiste në shprehjen e tyre përmes gojës së gjeneratave të reja, por një refuzim që vjen në formën e një fuqie edukuese dhe jo fuqie shtypëse.

  3. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas marshimit në Paris, në nder të viktimave nga sulmet terroriste ka dalë në një konferencë për mediat, ku të pranishëm ishin edhe 4 krerët e besimeve fetare në Shqipëri, por edhe ministra të kabintetit qeveritar.

    Rama i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare për një aksion kundër terrorizmit. Gjatë një takimi me përfaqësues të komuniteteve fetare dhe mediave në vend, Rama dhe se fenomenin duhet ta luftojmë me dukim.

  4. Eshte gjeja me e drejte qe mund te thuhej nga nje drejtues shteti ne nje kohe te tille ku emri i islamit po perdoret ne vende te gabuara !!! 🙂

  5. Ju lumte Edi Rama. Ju me pelqeni cdo dite e me teper. Zoti iu shperblefte per kete shkrim kaq te bukur.

Back to top button